Shpërthimi i një bombole gazi në mes të ditës alarmoi banorët, kalimtarët e rastësishëm por edhe policinë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” në zonën e Parrucës në qendër të qytetit rreth orës 13:00 të 21 qershorit.

Gjatë punimeve në tarracën e këtij pallati, papritur një bombol gazi shpërtheu. Pas shpërthimit bombola përfundoi në oborrin e një banese ndërsa punëtorët kanë shpëtuar pa marrë lëndime.

Efektivët zjarrëfikës bashkë me policinë dhe autoambulancën mbërritën në vendngjarje duke nisur menjëherë verifikimet. Përmes këtij mjeti zjarrëfikësit verifikuan tarracën e pallatit ku nuk ndodhej askush dhe personat që kanë qenë duke punuar janë larguar me shpejtësi. Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka të plagosur as në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërkohë bombola e gazit që përfundoi në oborrin e një banese është sekuestruar. Zjarrëfikëset bashkë me policinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit.

Artikulli paraprakPA ENERGJI ELEKTRIKE TIRANA, DURRËSI, LEZHA, SHKODRA, KUKËSI DHE SARANDA, ELBASANI NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërKONCERT NË DITËN BOTËRORE TË MUZIKËS