Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme para gjykatës në kryeqytetin turk, Ankara.
Shpërthimi, që shkaktoi panik të madh tek banorët e zonës, raportohet të ketë ndodhur kur një makineri pune po gërmonte në zonë dhe ka hasur në tubat e gazit.
Si pasojë e shpërthimit makineria është përfshirë nga akët dhe është djegur plotësisht, ndërsa shoferi që shkaktoi shpërthimin ka shpëtuar duke u larguar në momentet e fundit.
Ekipe të shumta policie dhe zjarrëkësish mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar akët. Jo larg vendit ku ndodhi shpërthimi ditën e sotme kanë ndodhur sulme vetëvrasëse me bomba vitin e kaluar.
Këto kanë bërë që shpërthimi i sotëm të shkaktojë panik të madh tek banorët.