Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Merseyside, Britani. Autoritetet dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

“BBC” thotë se disa persona kanë mbetur të plagosur dhe se 12 ambulanca dhe 30-40 zjarrfikës kanë mbërritur tek një ndërtesë e shembur në Bebinton, Wirral, në veriperëndim të Anglisë. Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale. Deputeti që përfaqëson Wirralin e Jugut, Alison McGovern tha në Twitter se “Jam në vendngjarje në New Ferry. Situata është shumë serioze. Ju lutem qëndroni larg nëse mundeni, lejoni punonjësit e emergjencave të bëjnë punën e tyre.”

Artikulli paraprakDENONCIMI NË STAR PLUS, “DY NETË E NJËJTA SITUATË, TË NDËRHYHET URGJENTISHT”
Artikulli tjetërVESELI: DO TA KEMI USHTRINË DHE MIQËSINË ME SHBA-NË