Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është regjistruar pranë një gjykate në qytetin e Izmirit në Turqi. Mediat turke raportojnë paraprakisht se disa ambulanca janë parë të shkojnë drejt vendit të ngjarjes.
Televizioni NTV thotë se shpërthimi ndodhi brenda një makine, duke shtuar se mund të jetë shkaktuar nga një makinë bombë. Mediat turke bëjnë me dije se të paktën një person ka mbetur i vdekur që konsiderohet terrorist dhe tre civilë janë plagosur. Mediat turke bëjnë me dije gjithashtu se shpërthimi ka ndodhur pranë një ndërtese ku hyjnë zakonisht gjyqtarët. Incidenti pason një seri sulmesh të kryera nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo militantët kurdë. Tridhjetë e nëntë persona u vranë në Stamboll mbrëmjen e ndërrimit të vitit.