Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan celularës në rrugën “Qamil Guranjaku” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e paradites së kësaj të hëne në afërsi të Institutit të Higjienës.

Nga të dhënat paraprake mësohet për dy persona të plagosur, mes të cilëve edhe personi që punonte në këtë dyqan.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë për vendosjen e një lënde plasëse, por nuk përjashtohet as shpërthimi aksidental.

Artikulli paraprakRAMA VË NË SIKLET TË RINJTË: E PASKE RROGËN 700 MIJË PRANDAJ S’E TREGON
Artikulli tjetërMAJKO TAKON MINISTRIN KANADEZ, PRITEN LEHTËSIME TË LËVIZJES DREJT KANADASË