Shpërthim i fuqishëm në një magazinë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një biznes në zonënë e Kamzës. Mësohet se afër biznesit ku ka rënë zjarri ka edhe depozita vaji. Shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë duralimini në Kamëz pranë komisariatit nr.5. Mësohet se kanë shpërthyer disa bombola gazit. Nuk dihet nëse ka persona të plagosur, ndërkohë autoritetet kanë evakuuar banorët përreth. Sipas informacioneve paraprake nuk ka rrezik për banesa, ndërsa janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi dhe Vora.Dyshohet se jane kater te plagosur por kjo nuk eshte e konfirmuar zyrtarisht . Edhe ministra e Mbrojtjes me kërkesë të te Drejtorise se Emergjencave Civile, ka derguar 2 mjete zjarrfikese në ndihme te shuarjes sëe zjarrit të përmasave të mëdha që ka perfshire subjektin privat në Kamëz. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse.

Artikulli paraprakAMB. E HOLANDËS: ZGJEDHJET ME PJESËMARRJEN E TË GJITHËVE DHE ME STANDARDE
Artikulli tjetërRRËFIM – AGRON TAFILICA