Re të dendura tymi u shpërndanë mbi një magazinë në Opa-Locka të Floridas, nga zjarri masiv si pasojë e shpërthimit të disa trailarve që gjendeshin të parkuar.

Autoriteteve iu desh të luftonin për më shumë se një orë për të vënë në kontroll flakët. Mjetet i përkisnin American Fruit & Produce. Sipas raportimeve të paktën 12 trailera janë përfshirë nga flakët. Aeroporti Opa-Locka u mbyll për shkak të shtëllungave të zeza të tymit. Po kështu u bllokua dhe qarkullimi i mjeteve në zonë. Zjarri u regjistrua pas orës 5:00 të pasdites së të hënës dhe në 5:45 u raportua se ishte në kontroll. Ende nuk ka një përcaktim mbi shkaqet e zjarrit dhe as raportime për persona të lënduar.

Artikulli paraprakTONIGHT – 04.04.2017
Artikulli tjetërMESAZHI NË TWITTER: SOT DO TË NDODHË SULM TERRORIST!