Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar gjatë natës në Paris në një pallat. Zjarri ka përfshirë 5 kate të pallatit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Sipas medieve, zjarri shpërtheu rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks, ndërsa zjarrfikëset vijojnë luftën me bllokun e apartamenteve që u përfshinë nga flakët.

Pamjet e zjarrit në një pjesë të ndërtesës shumëkatëshe kanë bërë xhiron e medieve dhe rrjeteve sociale.

Dëshmitarët janë shprehur për mediat se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe më pas flakët përfshinë bllokun e apartamenteve.

Artikulli paraprakVIDHET FASONERIA NË BERAT
Artikulli tjetërNUMËR MINIMAL HETIMESH, 6 VJEDHJE VOTASH NË 10 VJET