Një shpërthim me eksploziv ka tronditur orët e para të mengjesit të kësaj të shtune banorët e këtij pallati në rrugën Fransua Pukvil , në Shkozë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës. Lënda plasëse ka qenë e vendosur në derën e këtij apartamenti në katin e tretë të pallatit. Apartamenti është në pronësi të Kreshnik Mihaj.

29 vjeçari nga Përmeti ishte kthyer një ditë më parë nga Anglia ku punonte dhe jetonte prej vitesh.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë por për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për rastin por ende nuk ka një pistë konkrete pasi objektivi nuk është një person problematik në vendin tonë dhe nuk është i skeduar.

Mihja është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte apo probleme.

Janë marrë në pyetje familjarë të tij dhe fqinjët , por asnjëra prej dëshmive nuk ka ndihmuar hetimin.

Artikulli paraprakFILLON LIBERALIZIMI I TREGUT TË ENERGJISË, DALIN NË TREG 78 BIZNESE
Artikulli tjetërVALË PROTESTASH KUNDËR QEVERISË NË IRAN