Një sasi eksplozivi ishte vendosur në automjetin e shtetasit Artion Bylyku. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani”.
Gazetari i Ora News, Besar Bajrakaraj thotë se makina ishte me targa gjermane, ndërsa
gjithçka është kuptuar nga vetë pronari i makinës.
Eksplozivi i vendosur ishte i destinuar të shpërthente në momentin që ndizet makina, por duke qenë makinë luksoze është aktivizuar në momentin që pronari ndodhej në distancë.
Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila me ndihmën e forcave të xhenios kanë bërë shpërthimin e komanduar të sasisë së eksplozivit.
“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale”, sqaron policia.
Policia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm të Artion Bylykut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.