Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal zonën e plazhit dhe për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S.,59 vjeç, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse,nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.