Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë që ndodhi në kryeqytetin e Kolumbisë të Bogotas, raportuan autoritetet policore.
Mësohet se ngjarja është shënuar në orën 09:30 , në nnjë akademi policore në bazën e Shkollës së Përgjithshme “Santandertë”, të enjten në jug të kryeqytetit kolumbian.
Drejtuesi i automjetit i cili mbeti gjithashtu i vdekur gjithashtu, është një 57 vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Askush nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë për ngjarjen.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi dritaret në ndërtesat ngjitur raportojnë mediat.
Ajo që dihet për këtë sulm është se makina e tipit Nissa Patrol ishte futur brenda Akademisë Kombëtare të policisë Santander ku po mbahej një ceremoni për antërtët e saj.
Mësohet se makina është ndaluar nga rojat e sigurimit në pikën e kontrollit, ku drejtuesi i makinës e ka përshpejtuar lëvizjen duke goditur një mur, ku edhe makina më pas ka shpërthyer.
Presidenti i vendit, Ivan Duque e përshkroi ngjarjen si një “akt të çmendur terrorist” dhe deklaroi tri ditë zie kombëtare, raporton BBC.