Lushnja është ngritur nga shpërthimi i një tritoli të ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen ‘18 tetori’.

Tritoli ishte vendosur në mjetin tip ‘Fiat’ me targa AA411 GP, në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, 44 vjeç. , i cili mëoshet se ishte edhe shënjestra e këtij shpërthimi.

Nga shpërthimi në ‘Fiat’, është dëmtuar edhe një tjetër mjet që ndodhej i parkuar aty pranë, një ‘BMW’ me targa AA823TC.

Po ashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ky është rasti i dytë i vendosjes së lëndëve plasëse në Lushnjë, pasi një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër dhe asokohe pati vetëm dëme materiale.

Policia e Lushnjës ka ngritur grupin e punës dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po pyetet pronari i mjetit si dhe te tjerë persona të lagjes për zbardhjen e rastit në fjalë.

Njoftimi i policise:Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.

Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakPËRLESHJE NË BURG MES SHQIPTARËVE DHE NIGERIANËVE
Artikulli tjetër2 KUINTALË DROGE DHE 63 MIJË EURO, PRANGA SHQIPTARIT