Tritol ne Shkoder. Shperthimi ka ndodhur ne banesen e policit Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te nates ne fshatin Bardhaj te njesise Rrethina. Mesohet se ka vetem deme materiale. Jane te paqarta arsyet e kesaj ngjarje por policia dyshon se ngjarja ka ndodhur per shkak te detyres.

Efektivi Serra ka qene i vetem ne banese ne momentin kur eshte vendosur sasia e tritolit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2:00 te mengjesit te sotem. Dy persona dyshohet se kane ardhur ne kembe te maskuar dhe kane vendosur lenden eksplozive dhe me pas jane larguar. Ne banesen ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndersa policia ka sekuestruar kamerat e sigurise ne kryqezime te ndryshme per te arritur ne identifikimin e autoreve dhe me pas gjetjen e kapjen e tyre por deri me tani nuk jane identifikuar.

Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh ne policine vendore e Shkodres duke sherbyer si patrulle. Pas ngjarjes, polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idene se perse eshte vendosur sasia e tritolit ne banesen dhe makinen e tij. Serra eshte shprehur se nuk ka patur konflikte me persona te ndryshem apo ndonje kercenim te meparshem.

Efektivi i policise tha se nuk e ka idene se kush mund te jene autoret e vendosjes se tritolit ndersa ka kerkuar zbardhjen e plote te ngjarjes. Nderkohe policia dyshon se tritoli ndaj kolegut te tyre mund te jete per shkak te detyres.

Artikulli paraprak“NA ISHTE NJË HERË MBRETI, MBRETI VDIQ”. PELE PUSHTON MEDIAT BOTËRORE, TË GJITHË HOMAZHE LEGJENDËS
Artikulli tjetërGJYKATA E LEZHËS ZBUT MASAT PËR 3 ZYRTARËT E ADZM