Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i dyfishtë në një treg në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Zyrtarët thanë se shpërthimet ishin shkaktuar nga një pajise e improvizuar në tregun e al-Sinak të shtunën në mëngjes. Deri tani ssnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Kryeqyteti i Irakut ka përjetuar sulme të shpeshta militante që kryesisht synojnë vendet publike të mbushur me njerëz.