Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi në një bazë ushtarake ruse.
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se të 2 viktimat ishin specialistë civilë, ndërsa 6 personat e i përkisnin personelit ushtarak dhe civil.
“Mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë provës së një motori rakete”, tha një zyrtar.
BBC raporton se si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur materiale të dëmshme të shpërndara në ajër.
Zona ku ka ndodhur shpërthimi ende nuk është evidentuar plotësisht, por raportohet se ka ndodhur në një rajon, që është zonë e testimit të raketave për nëndetëset bërthamore rusë.