Shpërthim në fabrikën e kimikateve, 15 të plagosur
Disa shpërthime në një fabrikë kimikatesh në kryeqytetit spanjoll, kanë lënë pas të paktën 15 persona të plagosur. Shtëllunga të mëdha tymi mund të shihen kilometra larg. Fabrika gjendet në Arganda del Rey, rreth 30 km nga Madridi. Nuk është ende e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Shërbimet e emergjencës kanë evakuuar disa ndërtesa në afërsi të fabrikës, duke përfshirë tre shkolla dhe një institut të arsimit. Tymi i madh nuk ka prekur trafikun ajror në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Madrid-Barajas. Megjithatë, incidenti ka shkaktuar mbylljen e një sërë rrugëve, përfshirë autostradën M-300. Mediat spanjolle bëjnë me dije se tre prej personave janë të plagosur rëndë pas shpërthimeve në fabrikën Requimsa. Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Jesus Sánchez Martos, ka thënë se një nga të lënduarit ka pësuar djegie deri në 40 për qind të trupit të tij ndërsa një tjetër viktimë ka pësuar djegie deri në 30 për qind. “Requimsa” është specializuar për trajtimin e mbeturinave të rrezikshme dhe për rikuperimin e tretësve