Shpërthim në godinën e Qeverisë në Mitrovicë
Persona të panjohur sonte kanë hedhur një mjet shpërthyes në objektin e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut. “Mjeti shpërthyes, granata, ka shkaktuar dëme materiale, thyerje të xhamave të ndërtesës qeveritare, por nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar për TV ARTA, Besim Hoti, zyrtar policor në Mitrovicë. Kjo ndërtesë ka qenë cak i sulmit menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministria për Dialog Edita Tahiri. Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”. Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.