Në kulmin e sezonit të vaditjes, persona të papërgjegjshëm kanë vendosur lende plasëse ne kanalin vaditës në fshatin Shkjezë të Njesisë Administrative të Bushatit në Bashkinë Vau Dejës.

Një fakt I tillë është denoncuar nga drejtues të Bashkisë të cilët kanë ndërhyrë që në orët e para të mengjesit për të bere riparimin e demeve te shkaktuara. Si pasojë e kësaj ngjarje, më shumë se 4 fshatra të njësisë administrative të Bushatit rrezikohen të mos kene uje për vaditjes, nderkohe qe sipas të dhenave nga Bashkia Vau Dejës behet me dije se demi do të riparohet në një kohe record për ti ardhur në ndihme fermereve. Bashkia Vau Dejës fton prokurorinë të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakFUSHATA, SPAHIA TAKIM ME BANORËT E BLERANIT
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI, IFTAR PËR BESIMTARËT MYSLIMANË