Një bombë ka shpërthyer në Institutin e Kriminologjisë së Brukselit. Nga shpërthimi që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Mediat belge thonë se një makinë çau rrethimin e godinës dhe disa të dyshuar vunë bombën pranë laboratorëve. Alarmi për terrorizmin në Belgjikë mbetet në nivele të larta që kur pati shpërthime në aeroportin e Brukselit dhe në metronë e qytetit, që shkaktuan vdekjen e 32 personave në mars të këtij viti. Këto sulme u morën përsipër nga ISIS-i.

Artikulli paraprakTURQIA GODET KURDËT: VRAMË 25 MILITANTË NË JARABALUS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E PARA NË RAJON PËR IMPORTET E LARTA TË ENERGJISË ELEKTRIKE