Shpërthim në makinën e ish-Kryeministrit të Greqisë
Ish-Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi në automjetin. Ngjarja ka ndodhur në Athinë pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë se në makinën e ish-Kryeministrit grek pati një shpërthim nga një lëndë ende e papërcaktuar dhe menjëherë u hapën jastëkët e ajrit. Të plagosur mbetën ish-Kryeiministri grek dhe shoferi i tij. Papademos pësoi dëmtime në bark dhe në këmbë, por që të dy ndodhet jashtë rrezikut për jetën.