Një shpërthim ka ndodhur në një depo karburantesh.Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës thotë se 4 persona janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 14:00 në një depo karburantesh në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes sapo e kanë marrë informatën për këtë incident.

“Deri më tani raportohet për 4 persona të lënduar”, tha Borovci.
Ai tha se Policia ka nisur evakuimin e personelit nga rreziku i përhapjes së zjarrit.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, RAMIZ ÇOBAJ: FTOJ QYTETARËT NË PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërMARIJUANA LIGHT,ITALIA LEJON KULTIVIMIN PA AUTORIZIM