Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një lokal në qendër të Milanos.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 1:30 në një lokal në rrugën Regina Giovanna. Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, por vetëm të lënduar dhe deme materiale. Mediat raportojnë se në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo një mjet shpërthyes. Autoritet po presin verifikimet për të dalë në një verion përfundimtar.