Shpërthim në Turqi Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në Izmir, Turqi. Mediat nuk raportojnë për persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, ndërsa raportohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale, pranë një tregu makinash. Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, raporton CNN turk, që shton se dëmet materiale nuk janë të mëdha.