Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë muzeut të madh në piramidat e Gizës në Egjipt.
Siç raporton BBC, objekt i shpërthimit ishte një autobus me turistë. Autoritetet thonë se shumica e personave të plagosur janë turistë të huaj.
Ky është incidenti i dytë që prek turizmin në Egjipt në 6 muaj, pasi në dhjetor tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes lokal u vranë pas shpërthimit të një bombe.
Muzeu i Madh egjiptian është ende në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet plotësisht në publik në vitin 2020