Shpërthim te reparti në Porto Romano, dy roje të plagosur
Dy roje të një reparti ushtarak në Porto Romano janë plagosur pas një shpërthimi dhe ndodhen në spital, ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet. Sipas policisë së Durrësit, rojet e repartit pasi kanë mbledhur plehrat u kanë vendosën zjarrin për t’i djegur, në atë moment ka pasur një shpërthim, që sipas të dhënave të para ka ardhur, pasi ka pasur barut. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar grupet për qartësimin e situatës pas shpërthimit.