Shkodra është zgjuar këtë të premte, me nje ngjarje të rëndë të regjistruar në qëndër të qytetit.

Një shpërthim i fortë më tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit, në lagjen Vasil Shanto. Sipas të dhënave të para mësohet se ishin rreth 50-100 gramë tritol të vendosur në një dyqan në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, shpërthimi i të cilit ka ndodhur rreth orës 01:40 duke ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Veç dëmeve në subjektin ku ishte vendosur tritoli, shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në subjektet që ndodheshin afër, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Ndërtesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, filmimet e të cilave pritet që të zbulojnë autorët.

Dyqani ka qenë në pronësi të shtetasit Abdyl Derguti i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me njeri, por sipas të dhënave të para dyshohet që shkak të ketë qe një një konflikt pronësie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË DYQAN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSEANCË MARATONË, KUVENDI MIRATON STRUKTURAT DHE ORGANET E VETTINGUT