Sot është disa e 16 e luftës në Ukrainë që pas sulmit nga Rusia, ndërsa armëpushimi mes nuk është arritur ende. Pas shpërthimit Mariupol në spitalin e fëmijëve, edhe në qytetet Lutsk dhe Dnipro janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse.

Presidenti Zelensky në një fjalim natën vonë ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina po zhvillon armë biologjike. Nga ana tjetër forcat ruse janë afruar tre milje (5 km) më afër Kievit në 24 orët e fundit, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Bisedimet e paqes mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi përfunduan pa ndonjë përparim drejt armëpushimit. Në 24 orët e fundit, Rusia tha se korridoret humanitare do të hapen çdo ditë në orën 07:00 GMT për të lejuar evakuimin e civilëve nga pjesë të caktuara të Ukrainës. Kjo përkundër dështimit të disa armëpushimeve të rënë dakord.

Artikulli paraprakISHTE PLANIFIKUAR PËR DATËN 22 MARS, KOMISIONI I RITHEMELIMIT SHTYN MBAJTJEN E KUVENDIT KOMBËTAR MË 30 PRILL
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MBETET NË LISTËN GRI TË KOMISIONIT EUROPIAN PËR PASTRIMIN E PARAVE