Japoni, shpërthime të fuqishme në veri të Tokios 1 person humbi jetën dhe 2 të tjere u plagosën

 

Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Japoni si pasojë e disa shpërthimeve të njëpasnjëshme. Nga policia nuk ka ndonjë raportime rreth motivit të shpërthimeve, por mendohet të jenë bërë nga një ish-ushtarak. Një persona ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas disa shpërthimeve të regjistruara në një park në qytetin Japonez, Utsunomia. Shpërthimet ndodhën pothuajse në të njëjtën kohë në rajonin që ndodhet në veri të Tokios. Gjithashtu dy makina afër një parkingu morën zjarr në të njëjtën kohë. Fillimisht nuk ishte e qartë për arsyen e shpërthimeve. Mediat japoneze raportojnë se policia ka gjetur një letër që lajmëronte për vetëvrasje brenda njërës prej makinave që u përfshi nga flakët. Makina I përkiste një 72-vjeçari, I cili ishte një ish-ushtarak. Pikërisht nga ky I fundit mendohet se janë organizuar shpërthimet. Shtëpia e tij Utsunomia, është shkatërruar nga zjarri përpara shpërthimeve, raportojnë mediat vendase. Në afërsi të parkut po zhvillohej një festival tradicional, kur u dëgjuan shpërthimet. Një person I cili gjendej në park tha për mediat japoneze se dëgjoi një zhurmë të fuqishme ndërsa ka ndjerë dhe aromë baruti. Disa video dhe fotografi tregojnë vendin e shpërthimit. Ndërkohë policia japoneze ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakRAMA NE KOMUNIKIMIN E JAVES:100 MILIONE $ NGA BUXHETI I SHTETIT SHKOJNE TEK BUXHETET FAMILJARE
Artikulli tjetërAUTOBUZI PERPLASET ME NJE KAMION NE SHBA ,13 TE VDEKUR