Shpërthimet blindojnë Shën Petersburgun, dhjetëra helikopterë patrullojnë qytetin
Dy shpërthime të njëpasnjëshme në metronë e Shën Peterburg duket se kanë alarmuar qytetin rus dhe forcat e sigurisë Shpërthimet në metronë e qytetit kanë lënë rreth 50 njerëz të plagosur dhe të pakten 10 të vrarë ,thanë autoritetet e qytetit. Dëshmitë e para nga vendngjarja flasin për të paktën 2 shpërthime, shkruan “RT” Britaniku Geoff Edwards , i cili përdor cdo ditë metronë për shkak të punës ka rrëfyer për “BBC” se e gjithë zona është blinduar. “Dhjetëra helikopterët po fluturojnë rreth zonës, mund t’i shoh nga dritarja,” tha Edwards. “Një koleg më tha se disa u ulen në afërsi të stacionit për të marrë trupat. Kur mendon se sa shumë njerëz udhëtojnë në metro, cdo gjë bëhet frikshme. Unë e përdor metronë çdo ditë, sot në mëngjes ishte hera e fundit”, tha ai.