Shpërthimi i një mjeti ushtrie tronditi dje kryeqytetin e Turqisë.

 


Gjatë ditës së sotme policia turke ka arrestuar 14 persona në 7 zona të ndryshme, në kuadër të hetimeve për bombën e shpërthyer pasditen e së mërkurës. “Besoj se arrestimet nuk do të mbeten të kufizuara me këtë numër. Edhe pse PKK dhe PYD e mohojnë përfshirjen, Ministria e Brendshme turke dhe shërbimet tona të inteligjencës kanë informacione se, janë ata që fshihen pas sulmit terrorist”, u shpreh, Recep Tayyip Erdogan. Sulmi i së mërkurës, që u mori jetën 20 ushtarakëve dhe 8 qytetarëve, si dhe la të plagosur 61 persona, u shoqërua nga një tjetër shpërthim i fuqishëm pa kaluar as 24 orë. Gjatë ditës së sotme të paktën 7 ushtarë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake.  

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMESILA DODA BËHET KRYETARE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PDIU-së
Artikulli tjetër10 VITE PA KOLLOSIN E LETRAVE, FREDERIK RRESHPJA