Ambasada shqiptare në Bruksel bën të ditur se nga të dhënat e para nuk ka pasur shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet terroriste në Bruksel.

Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. “Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Ambasada në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar. Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë në numrin ++32 (0) 488950217

Artikulli paraprakNGJARJET NE BLEGJIKE, NDIQNI LIVE, ÇFARE PO NDODH
Artikulli tjetërBELGJIKA “SHUT DOWN” 4 SULME TERRORISTE, 13 TE VDEKUR