Një vit më parë në plazhin e Velipojës familja Gjoka u shua teksa katër anëtarë humbën jetën pas shpërthimit të një bombole gazi në hotelin e tyre. Pas kësaj ngjarje tragjike, një rast i përsëritur, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial zhvilloi disa kontrolle në subjekte të ndryshme në Velipojë lidhur me impiantet e gazit. Drejtori i përgjithshëm i ISHTI Merilian Kurtaj u shpreh tha se rastet më të shpeshta të shpërthimeve nga gazi ndodhin nga përdorimi i bombolave 3-5 kg të cilat teknikisht nuk lejohet që të rimbushen në mënyrë të shpeshtë siç ndodh rëndomtë nga familjet apo edhe shumë subjekte në Shqipëri.

Drejtori Kurtaj shprehet se në një vit janë vendosur rreth 40 gjoba në një vit për shkak të shkeljeve me përdorimin e bombolave apo impianteve të gazit.

Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni shprehet se po merren masa edhe për motorrët e ujit sa i përket sigurisë së pushuesve duke qenë se janë kthyer në një shqetësim.
Në shumë prej vendeve plazhet publike janë zënë me shezllonge ashtu siç edhe tabelat e vendosura janë hequr nga persona të ndryshëm. Nënkryetari i bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli thotë se kjo çështje mbetet për t’u zgjidhur vitin e ardhshëm.

Ajo që mbetet shqetësuese është se edhe këtë hapësirat publike në Velipojë janë tepër të pakta dhe pushuesit duhet vetëm të paguajnë çmimet e rritura të shezlloneve për të bërë plazh.

 

Artikulli paraprakSHTËPIA E FËMIJËS NË SHKODËR SHFAQJE TEATRALE
Artikulli tjetërVRAU DY TURISTËT ÇEKË NË SHKODËR, APELI LË NË FUQI VENDIMIN, BURG PËR JETË PËR SOKOL MJACAJN