Megjithëse nuk kanë prova për lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar, shpërthimi i bombës në Nju-Jork përbën ‘akt terrorizmi’, ka deklaruar guvernatori i Nju-Jorkut.

Guverantori i shtetit të Neë Jorkut, Andreë Cuomo ka thënë se indikacionet e para të shpërthimit që ndodhi në një qark të qytetit të Nju Jorkut, nuk tregojnë për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. “Në këtë kohë nuk kemi prova që tregojnë se ky incident është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar por ne jemi akoma në fazën e parë të hetimit”, ka theksuar Cuomo. Ai u ka thënë gazetarëve se “jemi shumë me fat që nuk kemi pasur viktima nga ky shpërthim”. “Kushdo që ka vendosur ato bomba do të sillet para drejtësisë”, ka thënë ai. Cuomo ka thënë se ndonëse nuk kanë prova për lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar, “vendosja e bombave është akt terrorist”, transmeton REL. Shumica e 29 të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe sipas autoriteteve amerikane të gjithë janë lëshuar nga spitali. Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea Në Chelsea të Neë York-ut, në orën 21:00 sipas kohës lokale ndodhi një shpërthim. Autoritet më pas, në të njëjtën zonë gjetën edhe një mjet tjetër shpërthyes.

Artikulli paraprakVRASJA E 31-VJEÇARIT NË DUKAGJIN, “ARREST ME BURG” PËR LUIGJ BLUDAJN
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA E NIS DITËN PËRSËRI ME SHKODRËN