Shpërthimi i bombolës në Tiranë ISHTI: Nuk kishte rrjedhje gazi
Pas publikimit të lajmit se në rrugën “Mine Peza” në Tiranë kishte shpërthyer një bombol gazi, inspektorë të ISHTI kanë mbërritur në vendngjarje për të ndjekur nga afër këtë rast. Nga inspektimi rezulton se nuk ka shpërthyer bombola e gazit, pasi ajo ishte në gjendje të mirë por ambienti përreth është përfshirë nga flakët. Inspektorët thonë se zjarri nuk ka ardhur nga bombola apo rrjedhja e gazit por nga faktorë të jashtëm.Kjo e shton misterin mbi shkaqet zjarrit qe rrezikoi mjaft biznese dhe shkatoi deme materiale.