Të paktën 40 persona, mes të cilëve edhe fëmijë mbetën të plagosur në Kubë nga shpërthimi i fishekzjarreve gjatë një Festivalit të përvitshëm në prag të Krishtlindjes. Mësohet se 20 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë banorë vendas dhe shtetas të huaj. Incidenti ndodhi në festivalin tradicional Parrandas në qytetin Remedios, i cili zhvillohet çdo 24 dhjetor dhe tërheq mijëra kubanë dhe shumë turistë.

Artikulli paraprakFLUKS NË HYRJE DHE DALJE TË KAKAVIJËS
Artikulli tjetërNGJARJET MË TË RËNDËSISHME TË VITIT 2017 NË SHQIPËRI, MAQEDONI DHE KOSOVË