Ka nderruar jete ne Spitalin e Traumes ne Tirane Besnik Zenuni, 55 vjec, i plagosur gjate shperthimit te ndodhur ne Velipoje diten e premte, rreth ores 10.
Mesohet se Zenuni nuk ka mundur ti shpetoje djegieve te medha ne te gjithe trupin. Pronari i lokalit “Cavaliero” eshte derguar me urgjence me helikopter ne Tirane vetem pak ore pasi u nxorr nga mjediset e perfshira nga flaket dhe tymi.
Me mberritjen ne Tirane, mjeket konstatuan gjendjen e rende dhe paraditen e te shtunes thane se duhet pritur edhe 24 ore per te qene te sigurte se ka kaluar rreziku per jeten.
Tragjedia ne kete familje rrezikon te jete me e thelle, nisur nga fakti se edhe djali i Besnikut, Hektor Zenuni, 33 vjec, eshte ne gjendje te rende shendetesore si pasoje e djegieve por edhe e shperthimit te ndodhur ne lokal dhe tashme eshte derguar per mjekim me te specializuar ne Turqi. Ngjarja e ndodhur ne Velipoje merr keshtu permasa tragjike.