500 mijë banorë në Republikën Demokratike të Kongos kanë ngelur pa ujë të pijshëm pas shpërthimit të vullkanit muajin e kaluar.

Më 22 maj mali Nyiragongo nxori llavë e hi duke lënë 32 të vdekur dhe mijëra të pastrehë. Për 10 ditë mali nuk rreshti së nxjerrë llavë teksa tashmë banorët e ngelur pa ujë rrezikohen dhe nga kolera.

Ndërkohë një pjesë e mirë e të pastrehëve janë futur në xhami, kisha apo dhe në banesa të improvizuara në rrugë.

Artikulli paraprakAPPLE PREZANTON “IPHON 13 PRO”, ZBULONI SI DO TË DUKET DHE PËR SA DO TË SHITET (FOTO)
Artikulli tjetërJENI TË VARUR NGA TELEFONI JUAJ CELULAR? ZBULOJENI KËTU