Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin që ndodhi paraditen e sotme, pranë Institutit të Higjenës.
Sipas burimeve mësohet se 34-vjeçari Gentian Hoxha dyshohet se montonte mina me telekomandë.
Shpëthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.
Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy.
Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.
Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë. Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.