Sulmi terrorist i të hënës në Nju Jork është pasojë e vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Mediat amerikane citojnë atentatorin Akajed Ullah tu ketë thënë hetuesve se sulmin e kishte kryer si hakmarrje për viktimat e fundit të sulmeve izraelite ndaj palestinezëve. 27-vjeçari nga Bangladeshi është mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik.
Pas shpërthimit ku u plagosën 4 persona, presidenti amerikan Donald Trump propozon ashpërsim të mëtejshëm të ligjeve për migracionin dhe mbrojtjen e kufijve. Trump kërkon vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët.