Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së shtunes në oborrin e një banese dy kateshe, në Ishull-Shëngjin vijon te mbetet pa autor.Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa përsona në lidhje me ngjarjen, por pas deshmise së tyre ata jane lënë sërish të lire. Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe po analizon pamjet e disa kamerave sigurie ne zonë, por asnjëra prej tyre nuk e ka fokusuar autorin i cili mendohet se ka qenë një përson dhe duke përfituar nga errësira eshte larguar, pa lënë gjurme.

Ndërkohë vetë pjestaret e familjes së Aleks Ivanaj, banesa e së cilit ishte ishte objekt i sulmit me lëndë plasese kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Lënda plasese u hodh rreth ores 23:00 të së shtunes në oborrin e shtëpisë së Aleks Ivanaj. Në momentin e ngjarjes brenda baneses ishte një e moshuar 80-vjeçare nëna e të zotit të shtëpisë, pasi kryefamiljari sëbashku me familjen ndodhet prej vitesh në emigrim.

Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa nga verifikimet paraprake bëhet me dije se brenda shtëpisë është hedhur një kapsollë detonatore e cila ka shpërthyer.

Artikulli paraprakKUNE-VAINI “PUSHTOHET” NGA SHPENDËT
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FITORE MES TENSIONIT