Prokuroria e Lezhës ka arritur të zbardhë plotësisht sulmin me tritol të objektit në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020.Si bashkëpunëtor në këtë ngjarje në rolin e porositësit është arrestuar një 52-vjeçar nga Tirana.Zef Kola u ndalua nga Policia e Lezhës me urdher të prokurorit të çështjes Françesk Ganaj, në kuader të operacionit “Eksplozivi”.Ky shtetas, në bashkëpunim me dy të rinjë nga Fushë-Krujë Angli Stafuka dhe Erald Pajtani (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në objektin në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ndaj 52-vjeçarit janë ngritur akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimim e prokurorit Françesk Ganaj, rezulton se 52-vjeçari Zef Kola ka porositur dy të rinjtë nga Fushë-Kruja që të vendosin lëndën plasese në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, i cili u sulmua dy herë më lëndë plasese në harkun kohor të 3 javeve, ndërsa shpërthimi i dytë i ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 nuk është arritur ende të zbardhet.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronësinë e truallit ku po ndërtohej objekti disa katesh.Si autor te vendosjes se lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, përkatësisht me 4 dhe 2 vite heqje lirie, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

 

Artikulli paraprakDEGRADIMI I RRUGËS NË FUSHË-MILOT, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërALIBEAJ: BERISHA ZAPTOI SELINË E PD DHE ÇDO DEGË! NA PENGUAN PËR PROCESIN E KANDIDATËVE TË 14 MAJIT