Shpërthimi në Rusi, identifikohet autori

Faqja ruse “Fontanka” ka publikuar foton e personit që dyshohet të jetë atentatori në metronë e Shën Pjetërburgut. Fotot tregojnë një person teksa hyn në metronë Petrogradskaya 20 minuta përpara shpërthimit në stacionin e Institutit të Teknologjisë. Foto janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe janë publikuar në shumë media ruse, përfshirë “Moscow Time”. Ndërkohë, sipas faqes së internetit të policisë së Shën Pjetërburgut, uniformat blu janë në kërkim të informacioneve mbi personin në fjalë. Me siguri veshja e personit ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, por megjithatë përfshirja e tij në këto akte terrori duhet ende të konfirmohet nga autoritetet.

Artikulli paraprakVDEKJA E 18-VJEÇARIT NË BURGUN E SHËN KOLLIT, FAMILJARËT: E VRANË
Artikulli tjetërTRAFIKONIN KOKAINË, 44-VITE BURG PËR FUTBOLLISTET SHQIPTARE