Në QSUT në repartin e djegie plastikës kanë mbërritur me helikopter dy prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës në lokalin që ndodhi në qendër të Velipojës.

I pari që mbërriti ishte pronari i lokalit, Besnik Zenuni, dhe më pas mbërriti dhe i plagosuri i dytë. Pacienti i dytë që ka mbërritur është Hektor Zenuni, 33 vjeç. Raportohet se një person i tretë pritet të mbërrijë në Tiranë me ambulancë, dhe jo me helikopter, për shkak se gjëndja shëndetësore e pacientit është më e qëndrueshme se e dy të parëve. Ajo duhet të jetë Saida Spahija 19 vjeç. Duke iu referuar burimeve të plagosurit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në gati 40 % të trupit. Plagë djegieje kanë në fytyrë, kraharor dhe krahë

Artikulli paraprakDHUNON SEKSUALISHT ADOLESHENTEN, ARRESTOHET 54-VJEÇARI
Artikulli tjetërZJARRI NË VELIPOJË, ISHTI: NUK KA PLASUR BOMBOLA