Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i lëndës eksplozive në oborrin e banesës së shtetasit Fredi Osmanaj në Vlorë.
Policia e Vlorës raporton se ekplozivi është vendosur nga djali i pronarit të banesës, me inciale E. O., i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Shpërthimi, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mësohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes babait e djalit.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i pronarit të banesës, shtetasi E.O.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre. Vijon puna për kapjen e E. O., të shpallur në kërkim,”-raporton policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 të mëngjesit të 30 marsit në lagjen “28 Nëntori”. Momentin e ngjarjes, familja Osmani ndodhej në banesë, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.