Vetëm 24 orë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një fast-food në Tiranë, pronari 50-vjeccar ndërroi jetë si pasojë e djegjeve të shumta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Shkëlqim Plaku kishte vendosur të ndërhynte vetë mëngjesin e së dielës, kur bombola ishte dëmtuar dhe kishte rrjedhje gazi përgjatë gjithë natës.

Sipas grupit hetimor, pikërisht kjo ndërhyrje në kokën e bombolës i shkaktoi plagët e rënda, ndërsa ndezja e dritës mund të ketë shërbyer për të shkaktuar shpërthimin.

Ngjarja ndodhi dje në orën 06.45, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, në një zonë tepër të populluar.

Mjekët e spitalit të Traumës nuk mundën ta risillnin në jetë, ndërsa burimet spitalore shtuan se kishte djegje në shkallën 60%, ç’ka i pamundësonte kurimin e mëtejshëm.

Zjarrfikësit japin alarmin për përdoruesit e bombolave të gazit, që t’i shmangen afrimit tek bombola sa herë shohin rrezik dhe të lajmërojnë në numrat e emergjencës, për të kërkuar ndihmë.

Artikulli paraprakATENTATI NDAJ ARTAN CUKUT, AUTORI MERR STATUSIN E “TË PENDUARIT”
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 8 TON HASHASH ME VLERË 80 MLN EURO