Shpërthimin në Bogota, vdes polici, 30 të plagosur
Një i vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur këtë të diel në Bogota të Kolumbisë. Sipas raportimeve të meduzave, viktima ishte efektiv policie. Edhe shumica e të plagosurve kanë qenë policë, të cilët ishin përgatitur ta monitorojnë protestën kundër luftës me dema, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit të qytetit, raporton “Reuters”.