Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë nga korniza e urimeve tradicionale me rastin e Vitit të Ri, ndërsa është ndalur tek situata politike në vend.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Paloka i është kthyer Ramës, ku i sugjeron atij që mos të bëjë me urime dhe premtime, ndërsa shton se shqiptarët do të bëhen të lumtur vetëm nëse kryeministri largohet nga pushtetit. Teksa ka përsëritur disa herë kundrejt Ramës frazën ‘ik’, demokrati shton se; “Shpëtofshim nga e keqja! Rama IK!”.
MESAZHI I PALOKËS
Edvin, boll bere mesazhe njeri pas tjetrit me urime e premtime ! Do qe ti besh shqiptaret te lumtur, te medhenj dhe te vegjel, te majte e te djathte…?
Vetem nje gje te ka mbetur e mund te besh
IK ! IK ! IK !
Kete vit do dal nga urimet tradicionale ! Sigurisht ju uroj gjithe shqiptareve nje vit te mbare, shendet e lumturi ne familjet e tyre !
Po urimi me i madh qe ju bej, sidomos pas nje viti te zi si 2019 eshte:
Shpetofshim nga e keqja! Rama IK !
Gezuar 2020