Afro 1,300 migrantë, të cilët janë shpëtuar gjatë fundjavës, kanë arritur në Sicili të Italisë, ka njoftuar Roja Bredetare italiane.

Italia është duke u përballur me një fluks të madh të migrantëve këtë vit. Sipas shifrave, gjatë këtij viti, më shumë persona nga Afrika e Veriut, kanë arritur në Itali me varka se sa në tre vitet e fundit. Edhe 500 migratë pritet të arrijnë në Sicili në ditët e ardhshme. Ata janë nisur me anije nga brigjet libiane. Autoritetet italiane dhe organizatat që ndihmojnë në shpëtimin e migrantëve në Mesdhe, kanë njoftuar se një migrantë 16-vjeçar, ka ndërruar jetë në anijen e shpëtimit, për shkak të një sëmundje, e cila mbetet e panjohur. Sipas Ogranizatës Ndërkombëtare për Migrantë, më 2 mars, 487 migrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe.

Artikulli paraprakTË VARUR NGA RRJETET SOCIALE? KËTO JANË 10 PASOJAT QË SJELLIN ATO
Artikulli tjetërLAZIO FITON, STRAKOSHA KONFIRMOHET TITULLAR