Një shtetas 65- vjeçar nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Velipojës paraditen e kësaj të hëne. Edhe pse një javë më parë kishte dalë nga spitali, I moshuari është futur thellë në det, ku ka patur një krizë epileptike. Pushuesit pasi kanë nxjerrë nga uji të moshuarin I cili kishte humbur ndjenjat, kanë lajëmruar urgjencën, ndërsa stafi I qendrës shëndetësore Velipojë ka mbërritur në kohë rekord tregon mjeku Teoton Muzaka.

Ai tregon se pjesa më e madhe e rasteve të pushuesve që rrezikojnë mbytjen është për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit.

I moshuari u dërgua për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa tashmë gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Artikulli paraprakDEPRESIONI PAS PUSHIMEVE VERORE
Artikulli tjetërRRUGA MBI 30 VITE E PA ASFALTUAR